Vesa Luma i bën dedikimin më të bukur bashkëshortit për ditëlindje

Big Basta feston ditëlindjen, me këtë rast nuk ka munguar urimi i Vesa Lumës me fjalët më të ndihera, shkruan lajmi.net.

Në urimin e saj, Vesa thotë se Basta është djalë me yll nëb allë, por që u rrit me këmbë në tokë dhe me mendje vizionare.

Ne nje dite si kjo, lindi nje djal me yll ne balle ,qe u rrit me kembe ne toke ,por me mendje vizionare dhe i sigurte per te ardhmen e tij e te familjes se vogel po me bote shume te madhe qe tashme e kemi kriju bashke! Une e Liani jemi shume me fat qe te kemi! Te duam shume! Na u befsh 100 pak a shume 🙈❤️ @bigbastaofficial“, ka shkruar ajo.

Ndërsa, këngëtari në koment i shkroi “Te faleminderit! Te dua❤️❤️”.

Kujtojmë se Vesa Luma dhe Big Basta janë duke jetuar kohën e fundit në Zelandë të Re bashkë me djalin e tyre, Lianin. /Lajmi.net/