Vazhdon rikonstruimi i shkollës “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid”, janë paralajmëruar projekte tjera në Shuto Orizare

Shkup, 1 korrik 2020 (MEDIAL) – Kryeministri Oliver Spasovski dhe zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, sot inspektuan punimet në shkollën “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid” në Komunën e Shuto Orizares.

Spasovski pas vizitës në shkollë, tha se në vazhdimësi në vitet 2018, 2019 dhe 2020 janë bërë rikonstruksione serioze dhe ndryshime, me qëllim të krijimit të kushteve të barabarta të punës në shkollë, si për nxënësit ashtu edhe për stafin mësimor dhe për të gjithë punonjësit e tjerë, që të ketë mësimdhënie të përmirësuar.

Informoi se Komuna e Shuto Orizares ka marrë mbështetje edhe në planin e ajrit të pastër për vitin 2019, për të ndryshuar të gjitha dyert dhe dritaret në ndërtesën e Komunës me qëllim të përmirësimit të efikasitetit energjetik të ndërtesës, si dhe kursim i energjisë së ngrohjes dhe kursim i fondeve të buxhetit komunal.

Zëvendësministri i Mjedisit Makraduli shtoi se rregullimi hortikulturor në shkollë është sipas sistemit pikë për pike dhe ajo që është e rëndësishme, tha ai, është që mbjellja të bëhet me pemë frytdhënëse bajame dhe lajthi, në mënyrë që fëmijët të mësojnë.

Ai gjithashtu theksoi se këtë vit kopshtarisht nga plani për ajër të pastër do të ndërhyhet në Qendrën Shëndetësore në Shuto Orizare edhe atë në vlerë prej 230.000 denarëve. mb/

Премиерот Оливер Спасовски и заменик министерот Макрадули во увид на работите на училиштето ,,Браќа Рамиз-Хамид” во Општина Шуто Оризари

Posted by MИА.mk on Среда, 01 јули 2020