Tentoi të kryej vjedhje në një dyqan, pendohet keq hajni – shitësi ia thyen gjashtë shishe të birrës në kokë

Një hajn në Kinë ka pësuar lëndime të rënda trupore në veçanti në kokë, kur tentoi të kryej një vjedhje brenda një marketi ku punonjësi i dha leksion.

Shitësi ia theu gjashtë shishe të birrave në kokë hajnit, i cili tentoi nën kërcënimin e thikës ta plaçkit marketin në pjesën veriore të Kinës.

Kur hajni tentoi t’ia vë thikën në qafë, ai reagoi menjëherë duke kapur shishen e parë të birrës të cilën pa u menduar dy herë ia theu në kokë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, kur hajni u rrëzua në tokë shitësi vazhdoi me avazin e vjetër – duke ia thyer edhe pse shishe tjera në kokë.

Më pas u largua nga ai për t’i telefonuar policisë, të cilët reaguan shpejtë duke e prangosur hajnin i cili nga lëndime trupore u rrëzua në tokë.