Prilep, 1 korrik 2020 (MEDIAL) – Fillon asfaltimi i rrugos rajonale Lagovo-Shtavica-Vitolishte, në Mariovë. Do të rehabilitohen nëntë kilometra. Projekti me vlerë prej 650.000 euro, do të realizohet përmes programit të “NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski i cili sot ishte në mbikqyrje të punëve me kryetarin e komunës së Prilepit Ilija Jovanoski, theksoi se rruga është nga vlera e jashtëzakonshme për qytetarët. Në këtë rajon intensivisht punohet dhe investohen mbi 80 milion euro në infrastrukturën rrugore.
Sipas tij, vetëm në rrjetin rrugor në Prilep dhe rrethinë për momentin investohen mbi 70 milion euro – mjete të siguruara nga pushteti qendror.
Kryetari i komunës së Prilepit Jovanoski konsideron se rehabilitimi i rrugës Shtavica-Krushevica-Vitolishte e ngjall pjesën e Mariovës. sa/