/

SPASOVSKI për kryeministrin shqiptar: Nuk ka zgjidhje përmes shantazheve dhe kushtëzimeve

Bartësi i listës së koaliconit “Mundemi” në njësinë 2, njëherazi edhe nënkryetar i LSDM-së, Oliver Spasovski, duke folur në emisionin Debat Zgjedhor në TV21 për idenë e BDI-së për kryeministër shqiptar, tha se Qeverinë do ta formojë ai që do t’i fitojë zgjedhjet dhe se nga askush nuk duhet të ketë shantazhe.

“Përmes shantazheve dhe kushtëzimeve nuk mund të vihet deri te zgjidhja. Shumë çështje të vështira janë zgjidhur kohëve të fundit. Janë sjellë shumë vendime të vështira, e të nevojshme për të ardhmen e këtij shteti. Nëse do të kishte shantazhe dhe kushtëzime nga cilado palë, nëse me cilindo bashëbisedues politik uleni në tavolinë dhe flisni përmes shantazheve, atëherë nuk ka dialog politik. Pa dialog politik nuk mund të vijmë deri tek vendimet e duhura”, u shpreh Spasovski./TV21