Siljanoska Davkova: Do të sigurojmë mbi 10 milionë euro për bursa për studentët dhe kushte për punësimin e 50.000 të rinjve

Shkup, 1 korrik 2020 (MEDIAL) – Profesoresha Gordana Siljanoska Davkova bartëse në Njësinë zgjedhore 1 nga VMRO-DPMJE-ja në qendër të Shkupit realizoi takim me të rinjtë dhe studentët me ç’rast theksoi se studentët e shkëlqyer do të lirohen nga pagesa e studimeve master, ndërsa ata me mesataren 8 do të lirohen nga studimet e doktoraturës.

Ajo potencoi se qeveria të cilën do ta udhëheq VMRO-DPMNE-ja do të siguroj punë për 500 studentët më të mirë nga universitetet shtetërore, si dhe se do të ndajë 40 milionë euro për përmirësimin konvikteve dhe jetën e studentëve në to. Me këtë rast theksoi edhe se studentët duhet të ndihen si qytetarë të vërtetë akademikë dhe prandaj me mbi 10 milionë euro do të ndahen për bursa për studentët.

Ajo theksoi se VMRO-DPMNE-ja, gjithashtu, obligohet edhe në sigurimin e kushteve për punësimin e më shumë se 50.000 të rinjve gjatë tërë mandatit, por edhe lirim nga tatimi i të ardhurave personale për të rinjtë deri në 20 vjet të cilët realizojnë të ardhura vjetore deri në 6.000 euro si dhe mbështetje mujore financiare për kompanitë të cilat do të punësojnë të rinj deri në 29 vjet. fb/