SHBA dhe BE me hile ndaj Kosovës

Drejtësia në të gjitha aspektet është në anën e Kosovës, por për fat të keq te SHBA dhe BE, mungon sinqeriteti  për ta çuar në vend.

Ti dalim zot vehtes, jo të përçarë duke punuar kokë më vehte dhe vetëm për interesa vetjake, por të bashkuar si një kokë e vetme të punojnë për të mirën e Kosovës dhe për të mirën kombëtare shqiptare.

Ne shqiptarët po të kishim miq të vërtetë, nuk do të ndodhte që në Serbinë agresore gjenocidale të mos ketë  Gjykatë Speciale të Hagës për Krimet e Luftës, kurse në Kosovën  viktimë po.

Ne shqiptarët po të kishim miq të vërtetë, nuk do të ndodhte që serbët të cilët kryen me mijëra e mijëra vrasje, masakra e dhunime në Kosovë, tash edhe pas 21 viteve të shëtisin lirshëm nëpër Serbi larg ligjit, drejtësisë dhe dënimit.

Ne shqiptarët po të kishim miq të vërtetë, nuk do të ndodhte që dy ditë para mbajtjes së dialogut Kosovë-Serbi të parashikuar më 27 qershor 2020 në Vashington, papritur çdo gjë të anulohej.

Ne shqiptarët po të kishim miq të vërtetë, nuk do të ndodhte që edhe pas 21 viteve pesë shtete të Evropës ende nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur.

Ne shqiptarët po të kishim miq të vërtetë, nuk do të ndodhte që Kosova edhe pse i ka mbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, një gjë e tillë nuk po i mundësihet tashmë disa vite.

Është koha që ne shqiptarët më në fund ti kthehemi vehtes, ti dalim zot vehtes, të mobilizohemi, të organizohemi, të bashkohemi dhe ti artikulojnë vetë kërkesat dhe kushtet tona e jo tw shpresojmë vetwm te të  tjerët.

Në asnjë mënyrë të mos shkojmë në dialogun Kosovë-Serbi, pa kërkuar Serbia falje publike për krimet e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Pa u zbardhur fati i 1650 shqiptarëve që ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë i rrëmbyen në Kosovë.

Dhe pa u vendosur Gjykata Speciale  e Hagës për Krimet e Luftës edhe në Serbi.

Aktakuzat e Gjykatës Speciale të Hagës për  Krime të Luftës ndaj Hashim Thaçit, president i Kosovës dhe Kadri Veselit, kryetar i PKD-së, të shpallura më 24 qershor 2020, zgjuan  reagime dhe komente të shumta në rafshin kosovar dhe atë ndërkombëtar.

Reagimet dhe komentet mbështeten në faktin, pse kjo ndodhi dy ditë para dialogut  Kosovë-Serbi që duhej të mbahej më 27 qershor 2020 në Vashington  në organizim të SHBA-ve.

Reagimet dhe komentet janë  të lidhura me faktin, se kush e ndezi fitilin që ky takim në Vashington të mos mbahet, e ndozën SHBA-të apo BE-ja.

Reagimet dhe komentet mbështeten në faktin,  pse SHBA dhe BE këmbëngulën që Gjykatën Speciale e Hagës për Krime të Luftës, të aktivizuan fillimisht në Kosovën viktimë  dhe jo në Serbinë agresore gjenocidale.

Të gjithë e dijnë se Serbia në vitet 1998/99 kreu agresion gjenocidal nazi-fashist ndaj Kosovës me 40 mijë ushtarë, paramilitarë dhe policë të Serbisë të armatosur gjer në dhëmbë dhe të shoqëruar me tanke, autoblinda dhe artileri të rëndë.

Të gjithë e dijnë se, Serbia në këtë agresion gjenocidal vrau e masakroi më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave dhe gjinive.

Të gjithë e dijnë se, Serbia në Kosovë vrau e masakroi 1333 fëmijë të të gjitha moshave e gjinive, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Të gjithë e dijnë se, Serbia në Kosovë dhunoi 20 mijë femra shqiptare në mënyrën më shtazarake e makabëre.

Të gjithë e dijnë se, Serbia rrëmbeu 1650 shqiptarë nga Kosova të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Të gjithë e dijnë se, Serbia   e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe i detyroi më shumë se 1 milion shqiptrë të marin rrugën e eksodit për në Shqipëri, Maqedoni e gjetiu për të shpëtuar nga vdekja.

Të gjithë e dijnë se, masakrat e Serbisë  ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë, e detyruan më në fund NATO-n që 78 ditë ti bombardojë nga ajri  caqet serbe në Kosovë dhe Serbi, gjë që e detyroi  Serbinë  të dorëzohet dhe të tërhiqet nga Kosova.

Të gjithë e dijnë se, UÇK-ja me armatimin e dobët që kishte luftonte për të mbrojtur pragun  e shtëpisë, nderin e familjeve shqiptare dhe lirinë e rrezikuar, që ishin cak i sulmeve të ushtrisë, paramilitarëve dhe të policisë së Serbisë.

Kur i  analizojmë tërë këto fakte bindëse të sipërpërmendura, lind pyetja si është e mundur që në Serbi e cila i kreu tërë ato krime në Kosovë, nuk ekziston Gjykatë Speciale  e Hagës për Krimet e Luftës, ndërsa në Kosovë kjo gjykatë ekziston tashmë disa vite dhe po vepron sistematikisht.

Të gjithë e dijnë  se, shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre nuk kanë sulmuar as një popull tjetër, dhe nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj.

Të gjithë e dijnë se, Serbia në fundshekullin e 20-të kreu agresion gjenocidl në Kosovë, por paraprakisht edhe në  Kroaci dhe ne  Bosnjë e Hercegovinë.

Si është e mundur që Serbisë agresore gjenocidale ti lejohet të mos ketë GJykatë Speciale të Hagës për Krimet e Luftës, dhe të mos ti dënojë kriminelët e Serbisë që shëtisin e jetojnë të lirë në Serbi.

Shqiptarët nuk janë kundër ekzistimit të Gjykatës së Hagës për Krime të Luftës në Kosovë, por shqiptarët ndjehen të zhgënjyer dhe kanë të drejtë të mendojnë dhe të kërkojnë spjegim, pse Gjykata Speciale e Hagës për Krimet e Luftës  nuk u vendos fillimisht në Serbi, e cila kreu agresion gjenocidal në Kosovë dhe i kreu tërë ato krime, e më pastaj nëse do të ishte e nevojshme kjo Gjykatë  të vendosej edhe në Kosovë.

Pas tërë këtyre padrejtësive të bëra ndaj Kosovës, detyrimisht dhe me të drejtë lidershipet e Kosovës duhet ta tregojnë seriozitetin dhe angazhimin maksimal, që të mos ulen në dialog me Serbinë pa i plotësuar Serbia kushtet e sipërthëksuara. Në këtë mënyrë Kosova do të dukej më dinjitoze dhe serioze.

Vigjilencën e Kosovës dhe të shqiptarëve e shton edhe fakti se, ne shqiptarët po të kishim miq të vërtetë, sot Shqipëria shteti amë nuk do ta kishte pamjen e një molle të kafshuar nga të gjitha anët.

Ne shqiptarët po të kishim miq të vërtetë, nuk do të lejohej që, në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferëncës e Ambasadorëve në Londër në 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1919, për ti kënaqur orekset okupuese hegjemoniste të  Mbretërisë së Serbisë, të mbesin më shumë se gjysma e trojeve dhe e popullit shqiptar jashtë shtetit amë Shqipërisë, dhe sot shqiptarët jetojnë në trojet e veta shekullore, por në pesë shtete fqinje.

Rusia po e ndihmon, e këshillon dhe e mbron maksimalisht Serbinë karshi aspiratave të saj të padrehta hegjemoniste.

SHBA-të dhe BE-ja, për  fat të keq, Kosovës i thonë, dialogo pa kushte me Serbinë dhe ne do të pranojmë çfarëdo marrëveshje për të cilën do të dakordoheni dy palët.

Ky qëndrim i SHBA-ve dhe i BE-së, pë fat të keq, Kosovës ia len prushin e ndezur në pëllëmbë të duarve.

Drejtësia në të gjitha aspektet është në anën e Kosovës, por për fat të keq te SHBA dhe BE mungon  sinqeriteti për ta çuar në vend.

Ngjarja paraprake

Turqia do të prodhojë pjesë për avionin F-35

Ngjarja e ardhëshme

Nga Ministria e Pushtetit Lokal tregojnë se a ka pasur Goran Rakiq kontakt me të infektuarin me koronavirus

të fundit nga Opinione