Selmanaj priti në takim njoftues Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndhal

Siç thuhet në njoftim, me këtë rast, Zëvendëskryeministri Selmanaj informoi Ambasadorin Norvegjez për zhvillimet politike në vend, prioritetet e zyrës së tij dhe angazhimin në luftimin e korrupsionit, reformat në sistemin e drejtësisë, procesin e integrimeve evropiane, si dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri Selmanaj falënderoi ambasadorin Jens Erik Grøndhal dhe Norvegjinë për bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit Norvegjez ndaj Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/