Rihanna kujton gjyshen e ndjerë: Na mungon çdo vit

Rihanna postoi një foto të vjetër të gjyshes së saj Clara Brathwaite, tetë vjet pas vdekjes së saj, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

32-vjeçarja shkroi në postimin në Instagram “Tetë vite. Na mungon çdo ditë dhe Bravo ende flet se si të takoi për herë të parë sa herë që e shoh.

Kur Clara vdiq në vitin 2012, Rihanna themeloi fondacionin Clara Lionel, për nder të gjyshes dhe gjyshit të saj, Lionel.

Gjyshja e këngëtares vdiq më 1 korrik 2012 pas një beteje me kancerin.

Fondacioni Clara Lionel ‘mbështet dhe financon programe themelore dhe arsimore, shëndetësore dhe reaguese ndaj urgjencës në të gjithë botën,’ sipas faqes së internetit të CLF në Fenty Beauty. /Lajmi.net/