Qytetari nga Suhareka dënohet me 100 euro gjobë

Një qytetar në fshatin Bukosh të Suharekës është dënuar me 100 euro pasi ka hedhur mbeturina në hapësira publike, lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ai ka treguar se Kjo hapsirë është pastruar para 3 ditësh, ndërkohë që personi në fjalë ka hedhur mbeturina më pas, transmeton ”Bota sot”.

Postimi i plotë në Facebook

Në Bukosh është dënuar me gjobë 100 euro, një qytetar i papërgjegjshëm i cili ka hedhur mbeturina në hapsira publike.

Asnjë tolerim nuk do të ketë për ndotësit e ambientit.

Kjo hapsirë është pastruar para 3 ditësh, ndërkohë që personi në fjalë ka hedhur mbeturina më pas.

I falenderoj inspektorët për punën dhe angazhimin në teren.

Image
Image