Prezantohet si bavarez

Bayern Munchen dhe Alexander Nubel ranë dakord për transferimin në fillim të këtij viti, me portierin që nënshkroi një para-kontratë.

Portieri 23-vjeçar tani ka kaluar testet e detyrueshme mjekësore dhe u prezantua si lojtari më i ri bavarez. Nubel nënshkroi një kontratë pesë-vjeçare, duke e mbajtur atë në kampionët gjermanë deri më 30 qershor 2025.

“Përshtypjet e para janë shumë, shumë të mira. Doja të bëja hapin tjetër. Qëllimi im është të përmirësohem në mënyrë të vazhdueshme dhe të festoj shumë suksese me Bayernin”, tha Nübel, i cili i bashkohet Bayernit nga Schalke.

Ndërsa Hasan Salihamidzic, tha: “Ne jemi të kënaqur që Nubel është me ne. Ai ka vendosur të bashkohet me Bayern dhe jemi të sigurt që do të jemi të lumtur duke e pasur atë lojtarin tonë. Nubel është një nga talentet më të mëdha në rolin e tij dhe ai do të vazhdojë të përmirësohet te Bayerni”.