Në Infektivë 111 të prekur me COVID-19, 4 në gjendje kritike

QKUK-ja, përmes një njoftimi po ashtu ka bërë të ditur se të marten, nga Klinika Infektive janë liruar pesë persona, të cilët ndonëse pozitivë në COVID-19, janë në gjendje stabile. Ata do të vetëizolohen në shtëpi.

“Në klinikën Infektive, QKUK, sot me 01/07/2020, gjinden të hospitalizuar 111 raste të sëmurë me Covid 19. Gjithsej 61 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste; 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator”, shkruhet në njoftim.

Numri i rasteve në Kosovë ka shkuar në 2878. Në Kosovë janë 51 të vdekur, që kanë pasur sëmundje shoqëruese. Të shëruar deri më tani janë 1577 persona, ndërsa raste aktive mbesin 1250. /Lajmi.net/