Në Dibër katër raste të reja me Kovid-19

Dibër, 1 korrik, 2020 (MEDIAL) – Rritet numri i të infektuarve me Kovid-19 në komunën e Dibrës, e cila ishte vatra e parë e sëmundjes.

Në 24 orët e fundit janë  konfirmuar  edhe katër raste të reja  me çka numri i tërësishëm  i të diagnostifikuarve me Kovid-19 u rrit në 96, prej tyre tre nga komuna Qendra e Zhupës.

“Nga numri i tërësishëm i personave të infektuar, 45 janë nga  vala e dytë e pandemisë, e cila na u kthye më 5 qershor pas  pesëdhjetë ditëve. Tani klaster i veçantë është se  të sëmurët  i përkasin   popullatës së re. Nga 45 personat e sëmurë, 1 është shëruar, ndërsa 44  të tjerët janë aktivë të sëmundjes,  prej të cilëve sërish  shtatë janë hospitalizuar  në institucionet shëndetësore në Shkup, deklaroi kryetari i komunës Hekuran Duka, i cili udhëheq edhe me Shtabin operativ  komunal.

Ai në emër të shtabit,  i cili vazhdimisht e analizon  gjendjen dhe ndërmerr masa adekuate, sërish dërgoi apel   te të gjithë t’i respektojnë masat  dhe protokollet e parashikuara nga kompetentët, sepse “arsyeja kryesore për paraqitjen e sërishme, e cila çdo ditë bëhet   gjithnjë e më brengosëse, është pikërisht  mosrespektimi i tyre”.

Ndryshe, në fazën e parë të pandemisë kur ishin regjistruar 51 të sëmurë, 47 prej tyre  u shëruan ndërsa betejën me virusin e rrezikshëm  e humbën katër persona.

Fshehtësi publike është se  një numër i madh i qytetarëve  nuk e respektojnë  masën për mbajtje të maskës mbrojtëse, që konfirmojnë edhe  të dhënat se rritet numri i gjobave në para.

Në 24 orëshin e fundit  nëpunësit policor  nga Reparti  për punë të brendshme në Dibër, kanë dhënë 10 ndërsa  në  ditët e fundit  pesëdhjetë  urdhëresa pagesore kundërvajtëse. vt/sa/