Më shumë se 30 periferi në Melburn përsëri në karantinë

Melburn, 1 korrik 2020 (MEDIAL) – Autoritetet australiane që nga mesnata e sotme, vendosin masën karantinë për rreth 300.000 persona në periferitë të pjesës veriore të Melburnit.

Masa vendoset pas rritjes dyshifrore, dy javore, në numrin e të infektuarve të rinj me Kovid-19 dhe do të hyjë në fuqi deri në fund të këtij muaji.

Gjendja epidemiologjike në Australi, gjatë gjithë kohëzgjatjes së pandemisë është dukshëm më e mirë sesa në shtetet e tjera të botës. Deri më tani, në vend janë regjistruar rreth 7.830 persona të infektuar dhe 104 raste të vdekjes si pasoj e koronavirusit të ri.

Rritja e fundit e numrit të të infektuarve ka nxitur frikën e paraqitjes së valës së dytë të epidemisë. Si rezultat, faza e tretë e masave kufizuese do të kthehet në më shumë se 30 periferi në Melburn, qyteti i dytë më i madh në Australi, në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit.

Kjo do të thotë që qytetarët nuk do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre, përveç blerjes, vizitës së mjekut, dhënies ose marrjes së kujdesit dhe ndihmës, shkuarja në punë dhe shkollë dhe ushtrime. Për më tepër, do të bëhen testime të shpejta të koronavirusit, për të cilat autoritetet shpresojnë se do të mbulojnë gjysmën e popullsisë që jeton në këto zona.

Masat kufizuese u miratuan pasi pjesa tjetër e shtetit të Viktorias u lehtësuan masat në javët e fundit, kur u hapën restorante, qendrat e palestrës dhe kinema. bs/

Таг

Ngjarja paraprake

MSH: Tek Infektivi janë 71 të shtruar, 10 në terapi intensive, 2 të intubuar

Ngjarja e ardhëshme

Rrjeti i Shitësve me Pakicë “shokon” me rezultatet e fundit, shpresa e vetme mbetet funksionalizimi i pakos së rimëkëmbjes

të fundit nga Bota