Mbyllet Qendra e Regjistrimit Civil, dy zyrtarë dalin pozitivë me koronavirus

Në një njoftim të MPB-së theksohet se është vendosur që të pezullohet ofrimi i shërbimeve për datat 2 dhe 3 korrik, duke përjashtuar rastet mjekësore për dy qendrat.

MPB ka thënë se aplikimet e rasteve tjera mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta.

Njoftimi i plotë:

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚

Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve dhe në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë kanë rezultuar pozitivë me #COVID19 dy zyrtarë të këtyre qendrave.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e #COVID19, është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve, Qendra për pajisje me Dokumente dhe Zyra për vulat Apostile me datën 2 dhe 3 Korrik 2020 të pezullojnë ofrimin e shërbime me palë, duke përjashtuar rastet mjekësore si për QRA ashtu edhe për QPD dhe tërheqjen e dokumenteve të gatshme.

Aplikimet e rasteve tjera mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta.

Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve. /Lajmi.net/