Mbushen 35 shtretër në repartin e Sëmundjeve Infektive në Shtip

Shtip, 1 korrik 2020 (MEDIAL) – Tridhjetë e pesë shtretër në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Shtip janë plotësuar. Zëdhënësja e Spitalit klinik të Shtipit, Marina Shumanska thotë se në repart mjekohen 34 pacientë të diagnostikuar me Kovid-19, ndërsa një është i dyshimtë dhe pritet rezultati i tij nga strisho e marrë. Udhëheqësia e spitalit vlerëson çdo ditë nëse është apo jo e nevojshme lirimi i repartit të Neurologjisë dhe transferimi i këtyre pacientëve në repartin e Mjekësisë Interne.

“Situata është e tillë, që pacientët që mund të mjekohen në shtëpi dërgohen në shtëpi, ata pacientë që duhet të shtrohen në spital janë në repart. Duhet të them që situata është nën kontroll, nëse është e nevojshme përfshihen disa shtretër, të cilat janë gjithmonë në dispozicion të repartit të Sëmundjeve Infektive, ndërsa është i informuar stafi i Neurologjisë, nëse ka nevojë të lirojnë disa dhoma”, thotë Shumanska.

Në repartin e Sëmundjeve Infektive mjekohen pacientët me koronavirus nga i gjithë rajoni lindor, gjendja e tyre është mesatare, ndërsa ka mbi pesë pacientë që janë me gjendje më të rëndë, gjegjësisht kanë nevojë për mbështetje të kohëpaskohshme të oksigjenit. Infektologu Diana Shishkova për MEDIAL-n tha se gjendja monitorohet çdo ditë dhe vendoset nëse është e nevojshme lirimi i repartit të Neurologjisë në varësi të numrit të pacientëve. Nuk do të ketë një vendim të tillë sot, duke e pasur parasysh numrin e pacientëve në repartin e Sëmundjeve Infektive. ls/fab