Makina përplas këmbësorin ndërsa kthehej nga pazari, vdes rrugës për në spital

Një këmbësor mbeti i plagosur rëndë ndërsa u përplas nga një makinë në Vlorë. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “10 korriku”.

Ai po kthehej nga pazari kur u përplas nga makina “BMW” me targa AA 469 SV.

I plagosuri është transportuar me urgjencë për mjekim në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për marrjen në pyetje.

Rruga ku ndodhi aksidenti është mjaft problematike për shkak të drejtësisë që ka, e cila të jep mundësinë të ecësh me shpejtësi duke u bërë shpesh herë burim aksidentesh.