Krijohet luhatësja më e madhe në botë, shkon 130 km në orë

Luhatësja, e vendosur në Qarkun Yunyang të Kinës, u hap ditën e djeshme pas muaj provash, shkruan Daily Star, transmeton lajmi.net.

Turistët kanë arritur të marrin pamjet e para të personave që e kanë provuar këtë luhatëse, të cilat tregojnë lëshimin nga një kullë 108 metra të gjatë.

Luhatësja – për të cilën mediat shtetërore kineze pretendojnë se është më e madhe se Nevis Swing në Zelandën e Re për sa i përket shpejtësisë dhe madhësisë – ndodhet 700 metra mbi lumin Shisun.

Ndiqini pamjet duke klikuar këtu për ta parë adrenalinën që ofron kjo luhatëse. /Lajmi.net/