Tre artistët e njohur shqiptar, Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Lumi B bashkuan forcat për një bashkëpunim, shkruan lajmi.net.
“Aman” titullohet kënga e re e këtyre tre artistëve, të cilën e sollën të vizualizuar edhe me videoklip, ku sjellin skena me ngjyra verore dhe plot ritëm.
Paraqitja atraktive e Dafina Zeqirit në klip i ka bërë përshtypje edhe Kejvina Kthellës e cila në postimin e fundit të saj ka shkruar disa fjalë.
“Nga vjen ti?”, e ka pyetur Kejvina atë./Lajmi.net/