Kë po tenton ta thumbojë ambasadori gjerman? “Ne veprojmë, s’kemi veç fjalë”

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Twitter, Heldt ka thënë se BE-ja s’ka vetëm fjalë, por vepron.

“Ne, si BE dhe si shtete anëtare, do të vazhdojmë të angazhohemi për punë serioze. Por, angazhimit këtu i duhet bazë e fortë në BE”, është shprehur ai.

“Prandaj, është prioritet kryesor i Gjermanisë si kryesuese e BE’së, bashkë me rimëkëmbëjen”, ka thënë Heldt.