Labinot Tahiri ka qenë shumë i zëshëm javët e fundit me deklarata rreth pandemisë COVID-19, shkruan lajmi.net.
Këngëtari disa herë ka deklaruar publikisht se nuk beson që ekziston koronavirusi, duke u nisur nga ajo se kishte kontakt me shumë persona dhe nuk është infektuar.
Pas gjithë kësaj, në rrjete sociale qarkullojnë ‘memes’, në të cilat përmendet pikërisht emri i Labinot Tahirit.
Në një imazh të montuar, një person i mbuluar me maskë e pyet një tjetër “Pse ti pa maskë…?”, përgjigja e tij ishte “Jam shok i Labit prej Ferizajt”, duke aluduar në atë se nuk frikësohet fare për virusin.
Pasi e pa këtë, Labi e ripostoi foton në faqen e tij në Instagram, duke shtuar “Haha”. /Lajmi.net/