Ismaili: Kërkojmë mbështetje që t’i çojmë proceset përpara

Zhelinë, 1 korrik 2020

Kandidati për deputet nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ministri Hysni Ismaili, bashke me kandidatët tjerë të njësisë së gjashtë zgjedhore, sot realizuan takime në fshatrat e Komunës së Zhelinës. Ismaili para banorëve të kësaj ane kërkoi mbështetje që proceset ti çojnë përpara e proceset sipas tij, shkojnë përpara vetëm me fuqinë e votës së qytetarëve më 15 korrik.

“Tash është koha për t’u dhënë shqiptarëve shpresë. Kërkojmë mbështetje për t’i çuar përpara proceset. Ne nuk ëndërrojmë, por punojmë. Nuk premtojmë, por japim rezultate. Në Ministrinë e Kulturës kemi dëshmuar se dimë të punojmë me ndershmëri”, theksoi mes tjerash kandidati për deputet, Hysni Ismaili.

Ismaili ua përkujtoi qytetarëve të Debërcës, Treboshit, Pallaticës, Zhelinës dhe Strimnicës, premtimet 18 vjeçare të partisë që po aq vite i ka pasur krejt pushtetet e nuk i ka realizuar sot e kësaj dite.

“Ata premtuan se do ta shpojnë Sharrin e do të dalin në Prizren, por gënjyen. Premtuan investime, premtuan barazi, arsim dhe shëndetësi cilësore, por nuk realizuan asgjë. Ne kërkojmë të drejtat tona, ndërsa nuk mohojmë të drejtat e tjetërkujt, prandaj na duhet fuqia e votës suaj”, përfundoi Ismaili.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

_______________________________________________________________

MEDIAL këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.