Huavej dhe ZTE, zyrtarisht shpallen kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së

Uashington, 1 korrik 2020 (MEDIAL) – Komisioni Federal i Komunikimeve të SHBA-së (FCC), ka shpallur zyrtarisht kompanitë kineze Huavej dhe ZTE për “kërcënim për sigurinë kombëtare”.

Kjo do të thotë që kompanitë nuk do të jenë në gjendje të përdorin programin e subvencionimit të qeverisë prej 8,3 miliardë dollarë, i njohur si Fondi i Shërbimit Universal, për të blerë, mirëmbajtur ose mbështetur ndonjë pajisje ose shërbim nga dy kompanitë kineze.

FCC-ja, i shpalli Huavejn dhe ZTE-në për kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së që nga nëntori i vitit të kaluar.

Huavej u rendit në listën e zezë, vitin e kaluar nga ana e SHBA-së.

Kompanitë amerikane kanë konkurruar prej kohësh me Huavej në zhvillimin e teknologjisë 5G. Uashingtoni pretendon se Huavej, mund të përdorë teknologjinë e spiunazhit në interes të Kinës. bs/fab

Таг