Hajduti futet të vjedhë një dyqan, shitësi ia thyen gjashtë shishe të birrës në kokë

Sipas autoriteteve kineze, si dhe pamjeve të lëshuara nga kamerat e sigurisë së dyqanit, hajduti posedonte armë të ftohtë, nëpërmjet së cilës kërcënoi shitësin, shkruajnë mediet lokale kineze, transmeton lajmi.net.

Siç shihet në video, sapo hajduti tenton t’ia vë thikën në fyt, pronari i marketit me një sjellje refleksive e godet me shishe të xhamit të birrës në kokë.

Ai më pas vazhdon me avazin e njëjtë, duke ia thyer gjithsej pesë shishe birrash në zonën e kokës.

Sapo veproi në vetëmbrojtje, ai njoftoi policinë, të cilët arritën ta arrestonin hajdutin. /Lajmi.net/