Guardiola konfirmoi: Sane do të largohet në Bajern të Munihut

Mançester, 1 korrik 2020 (MEDIAL) – Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Guardiola zbuloi për çka kanë biseduar me Leroj Sanen, i cili së shpejti do të shpërngulet në Bajernin e Munihut.

“Ai dëshiron të largohet. Secili vendos se çka do të bëjë me jetën e vet. Pata dëshirë që ai të mbetet, por ai më tha se Munihu do të jetë më i mirë për të dhe ai vet do të jetë më i lumtur”, tha sot Pep.

Klubi anglez pritet të fitojë së paku 50 milionë euro për sulmuesin gjerman. bsh/

 

 

Таг