Genci thotë se po ia vjedhin idetë e klipeve, kjo është porosia e tij

Genc Prelvukaj kohë pas kohe është aktiv me postime në rrjete sociale, me të cilat prek tema të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ka ngritur si shqetësim çështjen e kopjimit të skenave të klipeve, gjatë kohës kur ata xhirojnë.

Genci thotë se për këtë gjë i vije keq vetëm për faktin se këto skena të kopjuara, personat e caktuar i realizojnë shumë dobët.

“Ne studio tek ne, shpesh vijne disa njerez, na afrohen fshehtar te dera, na incizojne punen, dmth i vjedhin idete, motivohen, marrin shembull, pastaj kthehen e i realizojne ne studiot e tyre ato qe i degjojne. Gjithsesi nxitojne per ti nxjerre para nesh. Mua sme vjen keq, sepse me kete pune treojne sa te medhenj e te pashterrshem jemi ne, e sa te harxhuar jane ata. E vetmja gje qe me vjen keq eshte qe i realizojne tmerresisht dobet”, ka shkruar këngëtari. /Lajmi.net/