Futbollisti i Shqipërisë mban gjallë shpresat për mbijetesë të Akhmatit

Futbollisti i Shqipërisë mban gjallë shpresat për mbijetesë të Akhmatit

Odise Roshi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionatin rus të futbollit.

Anësori i kombëtares së Shqipërisë dyfishoi rezultatin në ndeshjen Arsenla Tusla-Akhmat Grozni.

Në minutën e 22-ë, Akhmati fiton penallti pas ndërhyrjes së portierit të Arsenal Tuslës kundër njërit prej lojtarëve të Akhmatit.

Roshi mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe goditi qetësisht duke e hedhur portierin në krahun e kundërt.

Ky është goli i shtatë sezonal në Rusi për 29-vjeçarin.

Akhmati duhet të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit rus dhe ndodhet aktualisht në vendin e 14-ë në Superligën Ruse.