/

DIMITROVI ka nja dy fjalë për STOILLKOVSKIN e VMRO-së

Kandidati për deputet dhe bartës i listës së LSDM-së në Njësinë zgjedhore 1, Nikolla Dimitrov, sot në profilin e tij në Fejsbuk ka reaguar ndaj ndërhyrjes së djeshme të zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovskit në konferencën e tij për shtyp.

“Ndërhyrjen e vrazhdë të zëdhënësit të Shoqatës në konferencën time të djeshme për shtyp menjëherë e kuptova si përpjekje për zhvendosje nga temat kryesore – drejtësi dhe ndëshkim. Nëse ata ishin të gatshëm t’i përlyejnë duart me gjak dhe t’i sulmojnë institucionet vetëm për të mos u përgjigjur, sigurisht që janë të gatshëm të bëjnë klounë prej vetes. Por, nëse mendojmë me kujdes, prapa këtij primitivizmi kryesor janë fshehur shumë mesazhe të tjera të rrezikshme, si për qytetarët, ashtu edhe për vendin”, ka shkruar Dimitrov në Fejsbuk.

Sipas tij, një kuptim dhe praktikë e tillë e politikës, kur beteja shihet përmes konfliktit personal dhe zhvlerësimit, kur ideja është një provokim i kundërshtarit, në shoqëritë me një polarizim kaq të fortë mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme.

“Shumë shokë më thanë dje – vetëm unë kisha nerva të qëndroja i qetë në atë vrazhdësi. Por kjo është pikërisht ajo që më shqetësoi. A do ta zvogëlojmë mjedisin politik në një sprovë se kush ka një prag më të lartë të tolerancës dhe më shumë nerva?! Unë nuk po flas vetëm për faktin se në këtë mënyrë fushata po bëhet një skandal dhe një teatër i lirë, në kurriz të fjalimeve thelbësore ndaj votuesve, por një mesazh i rrezikshëm për mbështetësit e të gjitha ngjyrave – se ky “nivel”, i cili mund të prodhojë realisht dhunë politike, jo vetëm që lejohet, por edhe inkurajohet drejtpërdrejtë nga zyrtarët e partisë.

“Mua më vjen turp, unë si qytetar jam i ofenduar, që njerëzit nga ky rajon, të cilët në çdo shoqëri në shekullin XXI janë në kufijtë politikë ekstremistë, tek ne sot janë në gjendje të kandidojnë për pozicione serioze politike. Prandaj, ne nuk duhet ta lejojmë këtë dhe ta mashtrojmë veten duke menduar se duhet ta ulim këtë në teatrin e zakonshëm dhe t’i lëmë të shkojnë, ky është niveli i tyre”, ka shkruar Dimitrov.

Dimitrov në fund shtoi se “përgjigjen duhet dhe do ta marrin më 15 korrik në formën e pjesëmarrjes masive dhe votave për t’i dhënë fund përfundimisht këtij mjerimi politik”.