Shkup, 1 korrik 2020 (MEDIAL) – Gjashtë persona sonte janë arrestuar në Stacionin Policor Gazi Babë për shkak të incidentit në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” në Shkup.
Siç informojnë nga spitali, incidenti ka ndodhur kur familjarë të pacientes së ndjerë 60 vjeçare nga Kovid-19 kanë tentuar ta marrin trupin e pajetë të së ndjerës dhe kanë kërcënuar mjeken.
Njëri nga të arrestuarit ka qenë pozitiv në koronavirus edhe ai është dërguar në Stacionin Policor me protokolle speciale.
Pacientja e ndjerë pesë ditë ka qenë në respirator në SPQ “* Shtatori”. Konform protokolleve pacientët e vdekur nga Kovid-19 i merr ekipi special nga Ndërmarrja e Varrimit Butel e pajisur me skafanderë dhe pajisje tjetër speciale. ar/