Angellovska: TVSH-ja Ime #Shpërblimi im i adaptohet gjendjes me COVID-19

Shkup, 1 korrik 2020 (MEDIAL) – TVSH-ja ime #Shpërblimi im po i adaptohet gjendjes me COVID-19. Do të ketë numër më të madh të shpërblimeve ditore prej 1.000 denarëve për të gjithë ata të cilët skanojnë fatura dhe kontribuojnë në luftën kundër ekonomisë gri, shuma të ndryshuara të shpërblimeve për tërheqjet mujore dhe atë kryesore, kumtoi ministrja e Financave, Nina Angellovska në profilin e saj në Fejsbuk.

Prej korrikut deri në dhjetor do të ketë numër më të madh të shpërblimeve më të vogla ditore, në vend të 10 shpërblimeve ditore nga 1.000 denarë, 2.000 denarë dhe 3.000 denarë, do të ndahen nga 30 shpërblime çdo ditë prej nga 1.000 denarëve.Tërheqjet mujore prej gushtit për çdo xhiro do të kenë ndryshim – do të ndahen nga 15 shpërblime prej nga 20.000 denarë në vend të 100.000 denarëve. Tërheqja mujore për korrik do të bëhet në pajtim me rregullat ekzistuese!

Me datë 4 të këtij muaji do të mbahet tërheqja për 15 shpërblime prej nga 100.000 denarë ku marrin pjesë të gjitha faturat fiskale të skanuara në prill, maj dhe qershor. Në tërheqjen kryesore më 19 dhjetor do të ndahen 1.000.000 denarë, në vend të fillimisht të paraparave 3.000.000 denarëve.

“Me këtë ndryshim do të ndahen më shumë shpërblime për m[ shumë qytetarë të cilët skanojnë fatura dhe marrin pjesë në luftën kundër ekonomisë gri dhe njëherit do të mundësohet 9,7 milionë denarë nga fondi shpërblyes të dhurohen në fondin solidar për Kovid-19 për masat socio-ekonomike për përballje me krizën. Blini prodhime 🇲🇰! Skanoni ! Realizoni kthim më të madh të TVSH-së! Fitoni mundësi për shpërblim…dhe kontribuoni në rijetësimin e ekonomisë së vendit”, porositi Angellovska. ab/