Ambasadorja Yuri Kim, takim me shqiptarët e Amerikës

Ambasadorja e Presidenti Donald Trump në Tiranë – Yuri Kim, e cila ka marrë postin në një pozitë kyçe në administratën e tij- mbas debatit të Senatit me Katheelin Kavalec, erdhi në New York, më 18 Shkurt, dy muaj mbasi dorzoi letrat keredenciale, Presidentit të Shqipërise, zotit Meta, të takohet si rendomt në praktikat e dilomacisë amerikane, në emrimin e Ambasadorve dhe fillimin e detyrës, me komunitetet e vendit ku ajo nisë sherbimin diplomatik.

Takimi i modelit “Tavolinë e Rrumbullaktë- Round Tabel”, u mbajt në një nga hotelet e qytetit të New York-ut, me një grup të « përzgjedhur » veprimtarësh të komunitetit shqiptar, ku shënimet zyrtare, në bllokun saj të kapakut(lekure blu e errët), dallohej vetem vula – “U.S. Embassy Tirana – U.S. Embassy Albania”.

Mes aktivistëve të mbledhur ishin edhe Adrian Neritani, ish-Ambasador i Shqipërisë në OKB, aktivistët e njohur Harry Bajraktari dhe Louis Foundos, Këshilltari Bashkiak në New York, Mark Gjonaj, Elmi Berisha kryetari i ri i Federatës Vatra, Haxhi Dauti – Kryetar I Këshillit Shqiptar Amerikan, Edmond Çoku i APEN, Visar Tasimi I komunitetit të Waterbury Ct, dhe Alda Mosko nga Organizata e Grave Shqiptaro Amerikane.

Image

Ndërkohë, të ftuar në këtë takim me një ftes më shumë konfindeciale nga disa pjesëmarrës ishim edhe dy gazetar Ruben Avxhiu i cili u përfshi në bised me Ambasadoren Kim, dhe unë autor i këtij shkrimi. (mbasi takimi nga të ftuarit u tha se do të mbahej pa praninë e gazetarve (of the records).

Ky takim me komunitetin shqiptar, i mbajtur simbas praktikës së diplomacisë amerikane para se ajo të shkonte në vendin e miratuar – , ruajti në mënyrë rigoroze nga të ftuarit formatin e caktuar të takimit.

Kjo ndoshta kishte të bënte edhe me faktin se disa prej pjesëmarrësve ishin me eksperincë të gjatë në këto takime me personalitetet e larta amerikane.

Përveçse fillmit të një prezantimi të sejcilit nga pjesmarrësit e këtij takimi, Ambasdorja Kim, zgjerojë bisedën me pyetjet janë të lira!

Image

Në, fund, duke i kërkuar falje takimit të modelit “Tavolinë e Rrumbullaktë- Round Tabel”, dhe Ambasodres së SHBA, Yuri Kim, për ndërhyrjen, time, nga fakti që nuk isha pjesë e kësaj “tryeze”, mes një ngashërimi të madh brenda shpirtit tim, emocioneve dhe kohës së “përvjedhur” të këtij, takimi iu luta Ambasadores Amerikane, “ të mëndojë dhe pak më shumë për shtresën tone të presekutuarve”.

Gjatë kohës së sugjerimit tim (një kërkesë shpirtërore) me Ambasadoren Amerikane, në atë që ajo kërkojë një sqarim më të zgjeruar me pytjen e saj ndaj meje se “Çfarë unë mendoja ?”

“Zonja, Ambasadore! Ju lutem dhe në se keni mundësi bëj diçka për të dhënë ndihmën tuaj, për një integrim dhe vendosjen e kontakve me ish të burgosurit politik, familjet e tyre, dhe ish të përndjekurit politik në vendin tim- Më falni për ndërhyrjen ju dhe pjesmarrësit, por nga që jam edhe vet ish i presekutuar po të lutem në emër të ndërgjegjës time, Bëni diçka për bashkëvuajtësit mi!”

Shumë ju falëminderit që më dëgjuat dhe mbajtët shënime nga unë!

Gentiana Sula Faqja Zyrtare, shkruajti këto ditë se megjithe perpjekjet tona, narrativa 3 -vjecare te AIDSSH perballe historise se perndjekjes se tij 44 vjecare qe tregoi Simon MIrakaj per Ambasadoren Yuri Kim dhe ekipin e saj, na le te gjitheve, si shoqeri, kokeulur. Por jemi te vendosur ne punen tone te perditshme, aq me teper qe procesi i perballjes me te shkuaren, gezon mbeshtetjen e miqve me te mire te shqiptareve.

E njohem Ambasadoren Kim me arritjet dhe sfidat e AIDSSH ne keto 3 vite, si dhe me propozimet tona per te kontribuar sa me mire ne 1) verifikimin e kandidateve per zyrtare te larte qofte ne kuadrin e reformes ne drejtesi ashtu dhe ne reformen zgjedhore dhe 2) permiresime ne vete ligjin 45/15 per ta bere ate 100% te zbatueshem, duke i hapur rruge edhe problemit te qartesimit te fatit te te zhdukurve ne diktature.

Ambasadorja Yuri Kim pranoi ftesen tone per aktivitetin ne perkujtim te viktimave te sistemeve totalitare, fashizem e komunizem, ne gusht 2020, pikerisht ne Kampin Famekeq te Tepelenes.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, znj. Yuri Kim, vizitoi Autoritetin për Informimin për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Kryetarja e AIDSSH, znj. Gentiana Sula, e njohu ambasadoren znj. Yuri Kim dhe z. Lan Crawford, shef i seksionit politik dhe ekonomik, me veprimtarinë e Autoritetit, shtyllat ku mbështetet puna e institucionit dhe sfidat e përditshme.

Verifikimi i pastërtisë së figurës së zyrtarëve dhe funksionarëve të lartë është një nga elementët e rëndësishëm të punës së AIDSSH, në kuadër të drejtësisë tranzicionale. Deri në 31 mars 2020, për vetingun në drejtësi (KLP, KED, KLGJ, SPAK, Prokurori) janë verifikuar gjithsej 481 kandidatë, nga të cilët 11 figurojnë me dokumente dhe 470 të pastër. Po ashtu, deri më 31 mars 2020, për vetingun në Polici janë verifikuar 78 kandidatë, nga të cilët 5 figurojnë me dokumente. Vendimet përkatëse u janë dërguar institucioneve dhe janë publikuar të shkurtuara në faqen zyrtare të Autoritetit.

Z. Skënder Vrioni, Sekretar i Përgjithshëm i AIDSSH, paraqiti nismat e institucionit për ndryshimin e kuadrit ligjor të Autoritetit, mes të cilave ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, duke bërë amendimet e duhura në kuadër të vlerësimit të pastërtisë së figurës së kandidatëve për deputetë, apo kandidatëve për kryetar bashkie, për qëllime të transparencës gjatë fushatave elektrorale në ligjin 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ku janë dorëzuar variantet përkatëse të propozuara; ndryshimet në ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, kalimin në AIDSSH të të gjithë kandidatëve të pushtetit vendor që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor, si në poste drejtuese, ashtu edhe për anëtarë të këshillave vendorë, si dhe disa shtesa e ndryshime në ligjin 112/2013 “Për Dekoratat, Titujt e Nderit, Medaljet dhe Titujt Vendorë të Nderit në Republikën e Shqipërisë”, në drejtim të verifikimit nga AIDSSH të pastërtisë së figurës së personit që propozohet për të marrë medalje, dekorata apo tituj nderi.

Ndryshime për mirëfunksionimin e punës janë kërkuar edhe në ligjin specifik të AIDSSH, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me saktësimin e informacionit mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, prej nga kanë ardhur veprime interpretuese të gjykatave mbi vendimet e Autoritetit, ndaj synohet përmirësimi dhe pasurimi i korpusit ligjor të AIDSSH.

Në takim, znj. Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit, e vuri theksin te çështja e mijëra të zhdukurve me forcë në komunizëm dhe veprimtaria e AIDSSH për qartësimin e fatit të tyre. Përtej hapave konkretë në këtë drejtim dhe projekteve të ndërmarra, janë të nevojshme ndërhyrje ligjore që e lehtësojnë procesin e kërkimit, identifikimit dhe zhvarrimit të viktimave, dhe bashkërendojnë punën e institucioneve.

Nga ana e tij, z. Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit, veç sfidave me të cilat përballet institucioni, foli për historinë e tij të përndjekjes, internimin në kampin e Tepelenës që pas lindjes dhe jetën e shkuar në fshatrat e internimit në Lushnjë, me mijëra të dënuar e të ndëshkuar të tjerë.

Ndërkohë, AIDSSH, e mbështetur në vite nga partnerë e homologë për veprimtaritë komplekse, ka punuar sistematikisht për kthimin e vëmendjes në kampin me tela me gjemba të Tepelenës, me aktivitete të përvitshme me praninë e të mbijetuarve të kampit dhe familjarëve të tyre, studiuesve, grupeve të interesit dhe të rinjve, për muzealizimin e tij dhe bërjen të vizitueshëm për të gjithë.

Historia e kampit të Tepelenës, ashtu si historitë e përndjekjes së familjeve, intelektualëve, elitës, e shumë të tjerëve, që në moshë të mitur e përgjatë gjithë jetës, ”lufta e klasave” dhe pasojat e saj gjatë diktaturës gjysmëshekullore nuk njihen sa duhet nga shoqëria e sotme shqiptare dhe kryesisht të rinjtë. Kjo për shkak të mungesës së trajtimit të plotë në kurrikulat shkollore të narrativës së komunizmit, e cila, duke u trajtuar e bazuar në fakte historike dhe dëshmi, ndihmon në mospërsëritjen e gabimeve në të tashmen.

U.S. Embassy-Tirana Gentiana Sula Faqja Zyrtare Simon Mirakaj Marenglen Kasmi Altin Hoxha Selami Zalli Ariana Alibeaj Lici Nevila Saraci Turdiu Ajkana Sandri Ardiana Topi Ardita Repishti Ornela Elezi Migena Demirxhi Mirela Dhono LameAdela Mance Vitori Kuro Fuqi Ermal Ramolli Anton Dukagjini Bianka Hada Erta Borici Vojsava Qose Elisabeta Gripshi Oralda Muço Aldi Dedndreaj Serjan Alikaj.