Gjatë së martës në tërë Kosovën kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, njofton policia.
Sipas raportit policor nga 50 aksidentet e ndodhura gjatë ditës së djeshme, 24 prej tyre kanë qenë me të lënduar, shkruan lajmi.net.
Po ashtu siç njofton Policia e Kosovës 26 aksidente trafiku kanë qenë vetëm me dëme materiale.
Gjatë 24 orëve që lamë pas, Policia e Kosovës përkatësisht Njësiti i Trafikut Rrugor ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 117 tiketa për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit. /Lajmi.net/