1.5 milionë persona nënshkruajnë peticionin për fshirjen e videove të Mia Khalifas nga interneti

27-vjeçarja kohët e fundit u bëri thirrje njerëzve që të mos bëhen kurrë pjesë e pornografisë, dhe tha se filmat që ajo bëri para disa vitesh do ta ‘përndiqnin derisa të vdiste’.

Khalifa, e cila ka më shumë se 20 milion ndjekës në Instagram tha se 11 filmat që ajo bëri kur ishte 21 vjeç, ende i kujtohen në mendjen e saj çdo ditë dhe ajo nuk dëshiron që asnjë vajzë tjetër të pësojë të njëjtën gjë.

Por fansat e saj javën e kaluar nisën një peticion për të vendosur ‘drejtësinë për Mia-n’.

Në peticion shkruhej:

27-vjeçarja Mia Khalifa u bë pjesë e industrisë së pornos për një periudhë tre mujore në vitin 2014 në moshën 21 vjeç. Ajo upagua vetëm 12mijë nga miliona dollarë që Pornhub dhe BangBros mori nga videot e saj.

Ajo madje ka pasur edhe kërcënime me vdekje nga grupi i ISIS-it që nga momenti i publikimit të videove.

Khalifa që atëherë ka falenderuar fansat për mbështetjen e peticionit, duke deklaruar se të gjithë ata që e shtojnë emrin e tyre, janë të ftuar në ditëlindjen e saj.