​Gjykata e Apelit gjatë pandemisë ka zgjidhur një numër të konsiderueshëm të lëndëve të rregullta

Shala tha se Gjykata e Apelit, me gjithë numrin e pamjaftueshëm të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës, po punon në maksimum që t’i kryejë detyrat dhe përgjegjësitë institucionale.

Ai theksoi se me gjithë vështirësitë e punës gjatë masave pandemike, Gjykata e Apelit ka arritur që përpos rasteve urgjente, të zgjidhë një numër të konsiderueshëm të lëndëve të rregullta.

Në takim u bisedua edhe për nevojën për reforma të vazhdueshme në infrastrukturën ligjore dhe institucionale, avancimin e transparencës dhe llogaridhënies si dhe rritjen e performancës, si parakusht për rritje të besimit publik.

Temë diskutimi ishte edhe mënyra e funksionimit të Divizionit të Gjykatës së Apelit në Mitrovicë.