Kumanovë, 30 qershor 2020 (MEDIAL) – Bartësi i listës në NJZ 2, nga koalicioni i udhëhequr prej LSDM-së, Oliver Spasovski, sot u takua me banorët e Nagoriçanit të Vjetër dhe paralajmëroi mbështetje për bujqit dhe zhvillimin rural. Spasovski paralajmëroi mbështetje financiare vjetore prej 200 milion euro, naftë të gjelbër falas dhe dy herë më shumë mjete për kthim të stafit për bujqit.
Ai theksoi se bujqësi moderne dhe ekonomi e re zhvillimore janë të mundshme vetëm me të ardhme të sigurt euro-atlantike.
E ardhmja është e sigurt, potencon Spasovski, vendi është anëtar i NATO-s, është marrë vendim për fillim të negociatave me BE-në. Me hapjen e kapitujve, theksoi, do të ketë 2,5 miliard euro nga fondet evropiane të arritshme për ekonominë e re zhvillimore, për naftën e gjelbër në bujqësi, për konkurencë, për investime kapitale, kanalizime, rrugë, ujësjellës.
Në takimet Spasovski me banorët ka folur për politikat e zhvillimit rajonal të barabartë dhe për zhvillim të mjediseve rurale dhe të qytetit.
Në suaza të zhvillimit rajonal të barabartë, shtoi, kanë përfunduar dhjetë projekte me vlerë të tërësishme prej rreth 82 milion denarë. Projektet të cilat kanë përfunduar ose janë në fazën e realizimit kanë të bëjnë me kushte më të mira për zhvillim rural, për zhvillim të turizmit dhe mobilitetit në rajonin planor verilindor, për mbrojtje të mjedisit jetësor, për aktivitetet përgatitëse për shumë akse rrugore lokale. am/sa/