Me anë të një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se temë kryesore e këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe bashkërendimi i hapave dhe aktiviteteve për t’i tejkaluar sa më lehtë sfidat me të cilat po përballen të dy vendet, shkruan lajmi.net.
Postimi i plotë i tij në Facebook:
Sot, bashkë me nënkryetarin Muhedin Nushi pritëm në takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama si dhe Minitrin e Punëve të Jashtme z. Gent Caka.
Temë kryesore brenda këtij takimi të përzemërt ishte bashkëpunimi dhe bashkërendimi i hapave dhe aktiviteteve për t’i tejkaluar sa me lehtë sfidat me cilat po përballen Kosova dhe Shqipëria. /Lajmi.net/