SHBA e shfuqizon statusin e posaçëm për Hong Kongun

Uashington, 30 qershor 2020 (MEDIAL) – Sot, SHBA filluan të shfuqizojnë statusin e posaçëm të Hong Kongut, duke pezulluar eksportin e pajisjeve ushtarake dhe duke kufizuar eksportet e teknologjisë së lartë të produkteve amerikane në përgjigje të miratimit të ligjit të ri të Kinës për Sigurinë Kombëtare për Hong Kongun, transmetojnë mediat britanike.

Departamenti i Tregtisë i SHBA-së, kumtoi që po pezullonte “statusin preferencial të Hong Kongut”, duke i bërë thirrje Pekinit zyrtar që të pezullojë menjëherë ligjin e ri dhe të plotësojë premtime e bëra para qytetarëve të Hong Kongut dhe botës.

“Vendimi i autoriteteve kineze për të shkatërruar lirinë në Hong Kong ka detyruar administratën amerikane të rishqyrtojë politikën e saj ndaj këtij territori”, tha sekretari i Shtetit të SHBA-së, Majk Pompeo.

Pompeo theksoi se SHBA po reagonin me qëllim për të mbrojtur sigurinë kombëtare.

Pekin zyrtar dje kumtoi se do të vendosë kufizime të vizave për të gjithë amerikanët që kundërshtojnë ndryshimet në Hong Kong. bs/fab