Ky takim është duke u mbajtur në shtëpinë e Mustafës, në Prapashticë.
“NË PRISHTINË – Me Isa Mustafën, Kryetarin e Lidhja Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Rama sipër fotos në Facebook.
Ndërkohë, Rama gjatë ditës do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në fund të vizitës së tij në Kosovë, Rama pritet të mbajë edhe një konferencë për media.
Vizita e Ramës në Kosovë vjen pasi Gjykata Speciale publikoi propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte. /Lajmi.net/