Pesë lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti u regjistruan para mesnatës në Shqipëri

Disa lëkundje tërmeti të njëpasnjëshme janë ndjerë mbrëmjen e djeshme deri në mesnatë në jug të Shqipërisë.

Sipas të dhënave, epiqendra e lëkundjeve ka qenë në gadishullin e Karaburunit në Vlorë. Lëkundja më e fortë ka qenë me magnitudë 3.5 ndërsa të tjerat më të lehta.

Tërmetet kanë filluar nga ora 21:18 e orës lokale për të përfunduar në orën 22:02.

Lëkundjet janë ndier nga banorët e zonës afër, në Orikum teksa nuk raportohet për dëme në njerëz por as dëme materiale. 

Image

 

Image