Përleshen me thika disa persona në Deçan, rrahjen e vazhdojnë edhe në spital

Të njëjtit, gjatë aktit përdorën edhe armë të ftohta (thika), teksa pësuan edhe lëndime trupore, shkruan lajmi.net.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përkatësisht stacioni policor Deçan, me datё 29.06.2020, rreth orës 16:45 ka pranuar njё informatë se nё rrugën Sali Çeku nё Deçan disa persona janë duke u rrahur”, thuhet në komunikatë.

Personat e lënduar me mjete tё ftohta (thika) ne kёtё rast janё dёrguar ne QKMF-Deçan, ku tё njëjtit kanë vazhduar rrahjen edhe aty.

Njësiti policor nga stacioni policor në Deçan menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes,

Nga njësitë përkatëse të policisë janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe tё gjithё personat e dyshuar nё kёtё rast janё arrestuar.

Njёri nga personat e arrestuar pas intervistimit i njëjti pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar ne QKUK-Prishtinё, pёr trajtim tё mëtutjeshëm.

Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij, personat e dyshuar ndalohen për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

Hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti. /Lajmi.net/