Përfundoi marrëveshja e Alegrit me Juventusin

Torino, 30 qershor 2020 (MEDIAL) – Marrëveshja e Masimilijano Alegrit me Juventusin skadon sot dhe ai mund të shkojë në ndonjë grup tjetër nesër. Trajneri i braktisi “bjankonerët” verën e kaluar,  por marrëveshja e tij me kampionin italian  ka zgjatur  edhe 12 muaj.

Alegri  zgjodhi të pushojë  në këtë periudhë dhe ta marrë pagën e tij vjetore prej 7 milion euro. Ai tani  lehtë mund të  negociojë  për punë të re. Nëse  ndonjë klub  dëshironte  ta tërheqë  deri tani,  ata duhej të  negocionin për dëmshpërblim me Juven. Trajneri e ka udhëhequr Juventusin  deri në pesë tituj në Itali dhe dy finale në LK.

Interesimi për profesionistin është i madh, por ai tregoi se  do ta presë ofertën e vërtetë. Një nga   ekipet më së shumti të lidhura për të ardhmen e tij  është Pari Sen Zhermen. Klubi tjetër është  Mançester Junajted, por  pas rezultateve të mëparshme të ekipit,  Ole Gunar  Solskjer me siguri do të fitojë besim  nga drejtoria e “djajve të kuq” të paktën për një kohë. sa/

Таг

Ngjarja paraprake

​Familjarët e heronjve propozim-aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit, e quajnë tendencë për njollosje të UÇK-së

Ngjarja e ardhëshme

Nushi dhe Rino sjellin këngën “A e din”

të fundit nga Sport