/

NASER ZIBERI, thirrje Zaevit dhe Mickoskit për debat televiziv

Pas prezantimit të agjendës për 100 ditët e para si kryeministër, kandidati shqiptar nga BDI, Naser Ziberi ju bëri thirrje oponentëve të vete politik maqedonas, për debat publik në TV: qytetarët meritojnë debat demokratik rreth ideve dhe të ardhmes së vendit.

“Tani është koha që programet tona, idetë tona, vizionet tona, konceptet tona t’ua bëjmë publik qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, theksoi Ziberi.

“Prandaj shfrytëzoj rastin që të ftoj dy konkurrentët tjerë të mi për postin e kryeministrit në një duel televiziv, zaten debatet televizive mes kandidatëve për kryeministër janë një segment i rëndësishëm në shtetet demokratike gjithkund në botë. edhe njëherë ju drejtohem zotit Zaev dhe zotit Mickoski që të urdhërojnë ta pranojnë këtë dorë të shtrirë për të organizuar një debat në mediat e pavarura dhe neutrale, që të bëjmë një debat televiziv dhe t’i njoftojmë qytetarët tonë me pikëpamjet, vizionet dhe idetë tona, tua lehtësojmë atyre mundësinë për të vendosur në ditën e votimit”, nënvizoi Ziberi.