Mbreti Filip i Belgjikës ka shprehur “keqardhjen më të thellë” për abuzimet kolonialiste që i ka bërë vendi i tij ndaj Republikës Demokratike të Kongos.
Monarku belg i bëri këto komente në një letër dërguar presidentit të Kongros Felx Tshisekedi në 60 vjetorin e pavarësisë së këtij vendi.
Belgjika kishte kontrolluar shtetin nga Afrika qendrore nga shekulli i 19 e derisa u shpall pavarësia e saj në vitin 1960, shkruan BBC.
Miliona afrikanë kanë vdekur gjatë sundimit të përgjakshëm kolonial të Belgjikës.
Ka një fokus të përtërirë së fundi mbi historinë e këtij shteti evropian pas vdekjes së George Floydit në duart e policisë dhe pas protestave që pasuan.
Mijëra belgë kanë demonstruar po ashtu në javët e fundit dhe statujat e liderit kolonialist Mbretit Leopold II janë vandalizuar.
Më shumë se 10 milionë afrikanë mendohet të kenë vdekur gjatë sundimit të tij.
Kjo është hera e parë që një monark belg formalisht shpreh keqardhje për sundimin kolonialist në Kongo.