Malisheva me vetëm dy raste aktive me Covid-19

Bazuar në të dhënat, personi i prekur është rast kontakti dhe është prekur në njërin nga spitalet vendore, gjatë qëndrimit me një familjar në spital.

Shtabi komunal emergjent, edhe njëherë ju bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të bëjnë kujdes të shtuar, të përdorin maska e dorëza, të mbajnë higjienën personale, të mbajnë distancën e nevojshme sociale dhe t’iu ikin kontakteve me rastet e dyshuara.

Gjendja me covid-19 , në Komunën e Malishevës, nga data 14 mars, e deri më sot, është kjo: 80 të prekur, prej tyre 76 të shëruar, 2 raste aktive dhe 2 raste kanë përfunduar me vdekje.