KED diskutime për “Venecian” dhe emërimet e reja

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet sot për herë të parë që prej largimit të Ardian Dvoranit si kryetar.

Mbledhja vjen pas afro 3 muajsh. Postin e kryetarit e ka marrë Vitore Tusha që është nënkryetare e KED.

Në rend të ditës janë rekomadimet e Venecias për emërimin e Kushtetueses, është në fazë proceduriale edhe zgjedhja e kandidaturave.

“Është hapur një vend vakant, ai i Besnik Muçit, ish-anëtër i gjykatës Kushtetuese i zgjedhur nga presidenti që u shkarkuar nga vettingu. Presidenti i ka çuar KED një listë me kandidatë të tjerë. KED funksionon edhe si një lloj vettingu”raportoi gazetarja e Rtv Ora, Keti Banushi.