Futbollisët e Borusisë me paga të zvogëluara deri në fund të vitit 2020

Dortmund, 30 qershor 2020 (MEDIAL) – Futbollisët  e Borusisë (Dortmund)  do të tërhiqen  nga një pjesë e pagave të tyre deri në fund të  vitit 2020. Këtë e paralajmëroi drejtori ekzekutiv  i klubit Hans-Joakim Vacke. Lojtarët tashmë u pajtuan  të marrin më pak  gjatë krizës me koronavirusin, që të mund t’i ndihmojnë  klubit, ndërsa Vacke shtoi se skema  do të vazhdohet deri për vitin e ri.

Kjo do të thotë se çdo lojtar  do të marrë rreth 20 për qind më pak  nga ajo që e ka nënshkruar  edhe për gjashtë muaj.

Të hënën Borusia publikoi se presin  humbje  prej 45 milion euro si rezultat i pandemisë.

Vacke, gjithashtu tha se nuk do të  vendosen qëllime specifike për ekipin gjatë sezonit 2020/21. Para një viti udhëheqësia, theksoi se  do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tyre për ta zbritur  Baernin nga maja e Bundesligës, por në fund “të verdhë- kuqtë” përfunduan në vendin e dytë sërish – 13 pikë  pas bavarezëve.

Për shkak të performancave të tyre, lojtarët dhe udhëheqësia morën  kritika serioze nga tifozët. sa/

Таг