Dy të akuzuar, pasi policia britanike gjeti kokainë me vlerë prej 10 milionë funte brenda furgonit që transportonte peshq

Dy burra akuzohen për kontrabandim ndaj substancave narkotike në Mbretërinë e Bashkuar, pasi oficerët e Forcës Kufitare gjetën kokainë me vlerë prej 10 milionë funte, të cilën e kishin fshehur në pjesën e prapme të një furgoni peshku.

Sipas mediave të huaja, transporti prej 100 kilogramësh i klasit A, u gjet në mesin e peshkut të ngrirë, ndërsa furgoni mbërriti në Portin e NewHaven në Sussexin Lindor.

Jean-Pierre Labelle u arrestua kur policia konfiskoi 97 pako të kokainës, që secila prej tyre përmbante nga një kilogram substancë narkotike.

Bëhet e ditur se 43 vjeçari ishte arrestuar në muajin mars, pasi transportimi i drogës u zbulua nëntorin e kaluar, ndërsa u akuzua në të njëjtin vit, më 28 qershor.

Përveç Labelle, edhe James Satterley, 50 vjeçar, u akuzua më vonë për importimin e substancave narkotike të klasit A.