Australia do t’i forcojë forcat e saj të armatosura pas Kovid-19

Londër, 30 qershor 2020 (MEDIAL) – Kryeministri australian Skot Morison paralajmëroi se vendi i tij do të furnizojë raketa me rreze të gjata dhe do të kryejë hulumtime në fushën e sistemeve të armëve hipersonike.

Ai e paralajmëroi këtë, “duke u përgatitur për një botë të re, më të rrezikshme në periudhën pas pandemisë, ndërsa duke e pasur parasysh rivalitetin në rritje në rajonin Indo-Paqësor”.

Gazeta e Londrës “Gardian” shkruan se në fjalimin e nesërm, Morison do të paraqesë një plan për forcimin e ushtrisë australiane, që do të thotë kapacitete më të forta për t’i penguar armiqtë e mundshëm, sepse, siç tha ai, “për shkak të tensioneve në rritje midis Kinës dhe SHBA-së, rajoni po bëhet qendra e një konkurrence globale mbizotëruese të kohës sonë”.

Sipas gazetës, Morison do ta publikojë qëllimin e tij për të lënë mënjanë 270 miliardë dollarë për furnizimin e kapaciteteve të reja dhe të azhurnuara mbrojtëse ekzistuese gjatë dekadës së ardhshme, që është dukshëm më shumë se 195 miliardë dollarë, të dedikuara për periudhën dhjetëvjeçare pas vitit 2016, kur u publikua “Libër i bardhë” i fundit i Ministrisë së Mbrojtjes. ls/shk/

Таг