Allegrit i përfundon kontrata me Juventusin

Strategu italian Massimiliano Allegri është i lirë të kthehet në futboll nga sot, e martë, pasi që kontrata e tij me Juventusi skadon zyrtarisht.

Massilimiano “Max” Allegri u largua nga Juventusi verën e kaluar, duke ia hapur kështu rrugën Maurizio Sarrit, megjithatë ai e kishte ende një vit kontratë në marrëveshjen me klubin.

Tani, 52-vjeçari nuk ka më kontratë me bardhezinjtë, të cilën në anën tjetër do të lirohen nga paga e tij prej shtatë milionë eurosh në sezon.

Kjo do të thotë që ai është i lirë të negociojë me klube të tjera, pa pasur nevojë të gjejë marrëveshje me Juventusin për shkëputjen e kontratës, pasi që klubi po e pagunte edhe për vitin e fundit të kontratës, përkundër që ai s’e kryente punën e trajnerit.

Allegri kishte arritur t’i fitonte pesë tituj të Serisë A me Juventusin, ndërsa kishte arritur edhe në finale të Ligës së Kampionëve dy herë gjatë asaj kohe, në vitin 2015 dhe në vitin 2019.

Italiani ka qenë i përfolur për postin e trajnerit të Paris Saint-Germainit, që aktualisht e mban Thomas Tuchel. PSG-ja e ka synim Ligën e Kampionëve dhe drejtuesit mund të vendosin të bëjnë ndërrime në staf nëse klubi dështon në arritjen e këtij synimi sërish.

Allegri është përfolur edhe për postin e trajnerit në Manchester Unitedit, megjithatë drejtorët e klubit anglez tani thuhet se janë të kënaqur me Ole Gunnar Solskjaer dhe besojnë në projektin që po përgatitet nga norvegjezi.