Xavi po përgatitet për postin e trajnerit te Barcelona

Xavi Hernandez e ka bërë të ditur dëshirën e tij që të përgatitet sa më shpejtë për t’u bërë trajner i Barcelonës.

Trajneri aktual i klubit nga Katari, Al-Sadd, ishte lidhur me një transferim te kampionët e La Ligës kur këta të fundit e shkarkuan Ernesto Valverden, mirëpo ata kishin vendosur që të shkojnë Quique Setien, të cilit po i rrezikohet pozita pas rezultateve të dobëta të katalunasve.

“Shpresa më e madhe që e kam tash është që të jem trajner i Barcelonës, dhe ta kthej Barcelonën te triumfet”, ka thënë Xavi për Sport.

“Jo [veç për mua] por këta lojtarë dhe triumfin e Barcelonës. Dhe si pasojë, stafit tonë teknik, që po përgatitet për këtë gjë shumë dhe që vërtet na ngazëllen”.